Liber ”Krimi I Perkryer”

Krahasoni

1,000 Lekë

Liber ”Krimi I Perkryer”

PERSHKRIMI:

Autori: Keigo Higashino
Shtëpia botuese: Toena
Viti i publikimit: 2020

Joshitaka, në prag të ndarjes nga gruaja e tij e bukur, e cila nuk mund të ketë fëmijë, hidhet në krahët e së dashurës së tij. Ai gjendet i vdekur, i helmuar me arsenik, të hedhur në kafe. Të gjitha dyshimet bien, natyrisht, mbi gruan e tij të këndshme, Ajanen, e cila ka gjithashtu një alibi të fortë: në momentin e krimit ajo ndodhej me qindra kilometra larg. Detektivi i Tokios, Kusanagi, i ngarkuar për zbardhjen e këtij rasti, bie menjëherë pre e joshjes së rafinuar të Ajanes dhe refuzon të besojë se ajo mund të jetë e implikuar në krim. Ndërsa asistentja e tij, e cila është e bindur për të kundërtën, kërkon ndihmën e profesorit gjenial Jukaua, i mbiquajtur “Detektivi Galileo”. Por edhe mendja brilante e profesorit mezi arrin të mbledhë bashkë të gjitha pjesët dhe të hedhë dritë mbi sekretet e turbullta dhe vdekjeprurëse të çiftit.

SHOPPING CART

close