Kthim Porosie

Ketu do te gjeni te gjitha politikat ne rast se ju dëshironi te ktheni një produkt qe e keni blere tek Pinoku.al.

Ne kemi detyrimin ndaj të gjithëve atyre që na besojnë blerjet e tyre online, ti ofrojmë standartet më të larta, të krahasueshme dhe me tregun botëror. Koha e kthimt te nje produkti tek Pinoku.al eshte 48 ore nga momenti i marrjes së porosisë nga ana e klientit.

Kthimin e produktit mund ta beni nëse përmbushen kushtet:

  1. Produkti duhet të jetë ekzaktesisht si në gjëndjen e dërguar
  2. Produkti të mos jetë përdorur në menyrë kategorike nga ana juaj
  3. Produkti duhet të përmbaje paketimin orgjinal dhe të gjitha aksesorët
  4. Produkti duhet të ketë etiketën dhe pullat e sigurisë nëse përmban

Rimbursimi i vlerës bëhet brenda 2 ditëve nga momenti i kthimit të produktit.

Në rast te kthimit te produktit klienti është i detyruar te paguaj disa kosto:

  • Tarifat e kthimit të produktit janë detyrim i klientit ndaj do të duhet të mbulohen nga ana e klientit (për produkte me peshë deri ne 5 kilogram kostot e transportit janë 200 lekë brenda Tiranës, 300 lekë jashtë Tiranes dhe 7 euro në Kosovë)
  • Kostot e paketimit të produktit jane detyrim i klientit ne rast kthimi (200 leke – 500 leke)

Nuk mund te kthehen produktet:

1. Produktet e personalizuara.
2. Metale & gurë të cmuara.
3. Produkte të lidhura me higjenën personale.
4. Telefona – Tablet – Laptop

Pinoku.al mundohet për të patur gjithmonë produkte cilesore dhe jo-probleme.
Nese ju do te keni një produkt që nuk është funksional dhe ka probleme të fabrikës së prodhimit, ne jua zevendesojmë menjeherë në momentin e konstatimit.

Tarifat postare për kthimin dhe zevendezimin e produktit jo funksional mbulohen nga Pinoku.al.
Zevendesimi bëhet brenda dites ne Tirane dhe 3 ditë në rrethe.
Produkti jo funksional duhet të ketë paketimin orgjinal të padëmtuar dhe të gjitha aksesorët perkatës.

Për produktet qe ndodhen ne rrethe si fillim duhet te kthehet produkti qe keni dhe pastaj Pinoku.al ju dërgon produktin e ri.

SHOPPING CART

close