Politikat e Privatësisë

Me Politikat e Privatësisë PINOKU.AL sqaron se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë vizitorëve të këtij portali. Ne pohojmë që, duke konfirmuar porosinë tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni pa rezerva kushtet tona të përgjithshme të shitjes. Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë marrëdhënien kontraktuale ndërmjet ‘Përdoruesit’ (më poshtë gjithashtu referuar si ‘Ju’ ose ‘Blerësi’) dhe ‘PINOKU.AL’ (këtu e tutje referuar si ‘Ne’ ‘Ëebsite’), që i përkasin kompanisë DIGITAL ALBANIA SERVICES SH.P.K, me numër unik të identifikimit të subjektit NUIS: M02103029F. Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera të shkruara ose jo. Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për ju dhe PINOKU.AL pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë. Në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE” (të ndryshuar). Kushdo që akseson PINOKU.AL bie dakord me kushtet si vijojnë: Për arsye të publikimit të njoftimeve të objekteve/sendeve të ndryshme që PINOKU.AL ofron në dispozicion të përdoruesve mund të kërkojë nga përdoruesi që të plotësojë formën e publikimit online, duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale, si emër, mbiemër, numri I celularit apo adresa e email –it. Portali thekson se diçka e tillë është një kërkesë, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht ta japë si informacion për të vijuar më tej me publikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh: postimin e ofertës se sendit/objektit që disponon).

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Në këtë kuadër, PINOKU.AL dëshiron të vërë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka mbërritur në web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave. PINOKU.AL përpiqet t’i mbrojë të dhënat tuaja personale dhe të parandalojë keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë që masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale. Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te PINOKU.AL për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit online për publikimin e sendit/objektit, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e PINOKU.AL, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë PINOKU.AL, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë korigjimin e tyre. Duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj, dëshirojmë të garantojmë çdo vizitor të faqes së PINOKU.AL se portali ynë mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e transparencës.

E drejta e Autorit & Pronësia Industriale / Intelektuale

E drejta e autorit: Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje ëebi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe ëebi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht. Të gjitha përmbajtjet në faqen PINOKU.AL (ilustrime, tekste, logo, emra të markave, imazhe dhe video) janë pronë e DIGITAL ALBANIA SERVICES SH.P.K.

DIGITAL ALBANIA SERVICES SH.P.K nuk do të konsiderohet, në asnjë rrethanë, përgjegjës nëse një përdorues shkel të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë nëpërmjet aktiviteteve të tij në këtë faqe interneti (PINOKU.AL). Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre, duhet t’i nënshtrohet autorizimit paraprak dhe të shprehur nga DIGITAL ALBANIA SERVICES SH.P.K Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët mbrohen nga ligjet kombëtare dhe e drejta e pronësisë intelektuale Shqiptare. PINOKU.AL nuk mund t’ju japë të drejtën për të kopjuar, shfaqur ose shpërndarë përmbajtje për të cilat ju nuk keni të drejta pronësie intelektuale. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas Ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse

PINOKU përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhen në kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit. Kjo na mundëson mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shikoni të njëjtat hapësira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit. Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale. Nëse ju dëshironi ta çaktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (broëser settings). PINOKU.AL përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky informacion është anonim dhe përdoret vetëm për marketingun e synuar. Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive-in tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen PINOKU.AL. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

Ndryshimet në politikat e privatësisë

PINOKU.AL mban të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e përdorimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit. Duke përdorur PINOKU.AL, ju pranoni dhe politikat e privatësisë. PINOKU.AL është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar ëebsite-in tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe bini dakord me ndryshimet. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni, aksesi dhe përdorimi nga ju i Faqes PINOKU.AL janë të bazuara në legjislacionin shqiptar.

SHOPPING CART

close