Si mund te paguaj ne Pinoku.al ?
Ne faqen tone mund te Paguani ne Dorezim kur merni produktin pa patur nevoje per karte krediti apo debiti. Ju mund te beni blerje duke qene te regjistruar apo duke mos qene i regjistruar ne faqen tone. Menyra jone eshte shume e thjeshte:
- Ju vetem duhet te shtoni produktin ne shporte dhe klikoni Vazhdoni me Blerjen,
- Vendosni te dhenat tuaja te sakta,
- zgjidhni Paguaj ne dorezim dhe Kryeni Blerjen.
Ju do te merrni nje email me te dhenat e porosise qe sapo keni kryer dhe menjehere stafi i Pinoku.al do t’ju telefonoje ose do t’ju pyes me ane te nje mesazhi per te konfirmuar porosine tuaj, kontaktet dhe adresen tuaj.
Ne faqen toni ju mund te paguani dhe nepermjet bankes me nje karte Krediti apo Debiti. ju duhet te plotesoni te dhenat e bankes tuaj tek fushat boshe qe kerkohen dhe pagesa do te kryhet menjehere pa asnje kosto shtese, (ky sherbim momentalisht eshte i pamundur, ne po punojme qe ta rregullojme dhe do tju njoftojme ne momentin e pare qe do ta kemi rregulluar).
Gjithashtu mund edhe te paguani me PayPal. Ne rast se ju do te zgjidhni kete forme pagese duhet te keni kujdes sepse porosia do te dorezohet ne adresen e PayPal. Per cdo ndryshim te mundshem ju lutemi te na shkruani ose telefononi qqe te veme adresen e sakte ku ju deshironi t’ju vije pakoja.
Porosia juaj do te behet gati nga stafi yne dhe brenda nje kohe te shkurter, (ndonjehere mund te zgjat deri ne maksimumi 24 ore), porosia e paketuar do te jete ne adresen tuaj.
Mund te paguaj ne monedhe tjeter?
Ne pranojme ne te gjitha monedhat baze ne tregun Shqipetare, perfshire EURO (EUR), DOLLAR AMERIKAN (USD) dhe PAUNDIN BRITANIK (GBP).
Pse shoh nje tarife tjeter nga PAYPAL ne vleren totale te pageses ?
Pinoku.al tarifon vetem vleren e shfaqur ne faqe dhe asnje shtese tjeter. Nese vlera ka ndryshim duhet te kontaktoni me banken tuaj per arsyen e takses se shtuar. Sejcila Banke ka tarife te ndryshme per pagesat online.
Cili eshte kursi juaj i kembimit ?
Ne marim per baze kursin e kembimit ne www.xe.com. Cmimet ne monedhat e huaja ne Pinoku.al do te kalkulohen sipas kursit ditor.
Cila eshte vlera maksimale qe mund te paguaj me PayPal ?
Me PayPal mund te paguani nga 0.1 ~ 2,000 euro.
Per me shume Informacion kontaktoni me banken tuaj.
Faqja Pinoku.al me thote qe pagesa nuk mund te kryhet. Cfare te bej ?
Komunikoni me banken tuaj. Ne rast se problemi nuk zgjidhet Kontaktoni me ne ne adresen [email protected] ose telefononi ne nr 0692257965.
Jetoj ne Tirane, Si mund te blej ne Pinoku.al ?
Nese jetoni ne Tirane mund te Paguani ne dorezim. Pagesa do ti behet postierit ne leke ne momentin e dorezimit pa patur nevoje per karte kredit apo llogari Paypal.
Porosine mund ta beni dhe thjesht ne telefon 0696553336, 0696554333 ose Facebook @Pinoku.Shop – instagram @Pinoku_Shop
Jetoj ne nje qytet te Shqiperise. Si mund te blej ne Pinoku.al ?
Per porosite jashte Tiranes aplikohen te gjitha metodat e pageses gjithashtu sic ato mund te behen edhe ne qytetin e Tiranes, ne kete rast nuk ndryshon asgje tjeter pervec se nje tarife shtese qe do t’ju shfaqet edhe ne momentin qe ju beni porosine. Kjo tarife ndryshon nga qyteti ne qytet.
Gjithashtu ju mund te paguani ne dorezim sapo te merni porosine. Pagesa do ti behet postierit ne leke ne momentin e dorezimit pa patur nevoje per karte kredit apo llogari Paypal ne ate moment.
Duhet te paguaj takse nese paguaj me banke ?
Pinoku.al nuk aplikon asnje takse tjeter pervec cmimit te reklamuar ne faqe, ju ne ndonje rast te tille duhet te komunikoni me banken tuaj per t’ju informuar ne lidhje me nje rast te tille. Ne duam te theksojme qe asnje pagese ekstra ju nuk do te paguani per Pinoku.al. Bankat kane tarifat e tyre per transfertat midis bankave te ndryshme por bankat kryesore ne vend nuk aplikojne asnje tarife shtese.
Ku ndodhet dyqani juaj ?
Pinoku.al eshte nje dyqan online i cili perdor magazinat e veta te cilat ndodhen ne autostraden Tirane-Durres ne kilometrin 4, ku mbahet i gjithe stoku i cili shfaqet me faqen tone. Ne gjithashtu na gjeni prane zyrave tona ne Rrugen Lidhja e Prizrenit 15, ne zonen e ish-Bllokut nga ku ne paketojme dhe nisim te gjitha porosite tuaja.
A mund te porosis dicka qe nuk eshte e reklamuar ne faqen tuaj ?
Pinoku.al ofron gjithashtu platformat online nga ku ju mund te shikoni dhe mund te zgjidhni cfaredolloj produkti dhe ta blini. Gjithashtu ju mund te komunikoni dhe ne numrin tone te telefonit ne WhatsApp per te pyetur per nje produkt specifik qe ju nevojitet dhe nuk mund ta gjeni tek faqja jone.
Nese paguaj me PayPal sa eshte totali qe duhet te paguaj ?
Pasi te keni shtuar produktet ne shporte dhe zgjidhni menyren e pageses Paypal, sistemi ju con automatikish ne faqen e PayPal nga ku nuk ka asnje tarifim ekstra.
Mund te porosi me telefon apo nga rrjetet sociale?
Kjo është mënyra më e lehtë edhe praktike e mundshme në porosinë e një produkti nga faqja jonë. Është aq e thjeshtë sa një telefonatë apo mesazh në Facebook të një mikut tuaj.
Nëse keni vendosur cilin produkt do të merrni atëherë dhe doni ta bëni porosinë me këtë mënyrë, mjafton të merni në telefon tek kujdesi jonë i klientit ti shpjegoni cilin produkt doni, adresën ku do e tërhiqni produktin dhe porosia është e bërë.
E njëjta gjë vlen për komunikimin me rrjetet sociale, mjafton të kontaktoni tek faqja jonë e Facebook ose e Instagram me kërkesë për të blerë produktin që dëshironi, adresën dhe ne do ia u konfirmojmë porosinë.
Për këtë mënyrë ju mund të zgjidhni vetëm pagesën me kartë krediti, gjithashtu porosia mund të bëhet vetëm kur kemi kujdes klienti të disponueshëm nga ora 8:00 – 20:00 ditëve të javës dhe 9:00 – 14:00 ditët e fundjavës.
Me këtë mënyrë pagese ju gjithashtu nuk mund të logoheni në çdo moment dhe të gjeni historikun e blerjeve, apo të përfitoni nga ofertat që ne bëjmë mbasi bëni një Porosi tek ne. Për të përfituar këto avantazhe përdor mënyrën e 3 duke shtuar produktin në shportë.
Mënyra e rekomanduar nga PINOKU.AL: Zgjidhni produktin që doni dhe shtypni butonin shto në shportë.
- Pasi ta shtypni këtë buton do ju dalë një tabelë me përmbledhje të shportës tuaj. Nëse doni të procedoni më tej me porosinë duhet të shtypni butonin ‘Përfundo porosinë’
- Më pas do ju dalë një pamje e shportës tuaj dhe totalit që po përgatisni të blini. Këtu mund të rregulloni sasitë apo të hiqni ndonjë produkt që nuk doni ta blini.
- Nëse jeni dakord me shportën tuaj shtypni butonin ‘Vazhdo me porositjen’ pas kësaj do ju dalë opsioni për tu regjistruar në platformën tonë.
- Regjistrimi duhet në mënyrë që herët e tjera të gjitha të dhënat tuaja se ku do vijë produkti të jenë të regjistruara dhe mos keni nevojë ti përsërisni. Gjithashtu mund të gjeni lehtësisht historikun dhe faturat tuaja.
- Gjatë regjistrimit do ju kërkojë, emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe fjalëkalimin që doni të përdorni për t’u identifikuar herët e tjera. Pasi t’i shënoni këto, shtypni butonin rregjistrohu.
- Pasi jeni regjistruar do ju kërkojë të dhëna për adresën që do sjellim produktin.
- Emri, Mbiemri, Adresa, Rrethi, Shteti, Telefoni, Qyteti, pasi i plotësoni këto shtypni butonin RUAJ.
- Pasi ke përzgjedhur adresën shtypni butonin ‘zgjidh metodën e pagesës’
- Më pas zgjidhni metodën e pagesës dhe pranoni termat edhe kushtet me të cilat operojmë. Nëse doni të lexoni termat i gjeni këtu.
- Pasi ke zgjedhur metodën e pagesës shtyp butonin konfirmo porosinë dhe përfundon porosia.
Kjo është metoda më e mirë për porosi sepse me këtë metodë ju do të përfitoni të gjitha benefitet që ne ofrojmë dhe gjithashtu do keni një llogari ku mund të gjeni historikun tuaj të blerjeve për të marrë faturat apo të dhëna të tjera që do ju duhen pasi keni blerë produktin.