Zbulohet detaji më interesant i pasardhësit të Huawei Mate X Leave a comment

Huawei pritet të lançojë smartfonin e dytë me ekran me palosje edhe pse i pari nuk arriti kurrë të dilte jashtë Kinës. Kompania do të prezantojë pasardhësin, Mate XS në Kongresin Mobil Botëror muajin e ardhshëm.

I vetmi konfirmim që kemi rreth Mate XS është se do të përdorë çipin 5G Kirin 990. Një raport nga Kina sugjeron se Mate XS do të jetë më i lirë se parardhësi. Kjo sepse Huawei tashmë ka më shumë kontroll mbi procesin e prodhimit.

Gjithashtu ekrani me palosje nuk është më i vështirë për tu prodhuar i cili do të ketë një mekanizëm të ridizajnuar dhe është më i qëndrueshëm.

Megjithatë madhësia e ekranit mbetet e njëjtë. Zinxhiri ka treguar se pajisja është në prodhim tashmë. Mesa duket 2020 do të jetë viti i pajisjeve me ekrane të palosen ku edhe Samsung ka përgatitur një pasardhës të Galaxy Fold.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

SHOPPING CART

close