Liber ”Parime”

Krahasoni

2,500 Lekë

Liber ”Parime”

PERSHKRIME:

 Ray Dalio
Shtëpia botuese: Minerva
Viti i publikimit: 2021
Numri i Faqeve: 567
Në vitin 1975, Ray Dalio themeloi kompaninë Bridgewater Associates nga apartamenti i tij me dy dhoma në New York City. Pas dyzet vitesh Bridgewater është kompania e pestë private më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara (Fortune) dhe u ka kthyer më shumë para investuesve sesa çdo hedge fund tjetër në histori (Bloomberg). Përgjatë rrugës, Dalio zbuloi një set me parime unike të cilat ai beson se janë arsyeja pas suksesit të tij, e që tani i tregon në këtë libër.
Edhe pse libri Parime është i mbushur përplot me ide origjinale, thelbi i tij është një qasje e qartë dhe e drejtpërdrejtë ndaj vendimmarrjes – përfshi procesin novator të Dalio-s të “peshimit sipas besueshmërisë” – të cilat çdokush mund t’i zbatojë, pavarësisht asaj që kërkon të arrijë. Libri gjithashtu paraqet një model për krijimin e “një meritokracie idesh që synon punë kuptimplotë dhe marrëdhënie kuptimplota përmes së vërtetës radikale dhe transparencës radikale”, e cila është arsyeja e suksesit të Bridgewater-it. Këtu, nga një burrë që quhet “Steve Jobs-i i investimit” prej revistës CIO, gjendet një mundësi e rrallë për të marrë këshilla të vërtetuara të cilat nuk ngjasojnë me asgjë që do të gjeni në shtypin konvencional për biznesin.

SHOPPING CART

close