Liber NE CDO FRYMEMARRJE

Krahasoni

1,200 Lekë

Liber NE CDO FRYMEMARRJE

PERSHKRIMI:

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti i publikimit: 2019
Numri i Faqeve: 320
Në traditën romantike të Ngadhënjimi i dashurisë dhe Net të stuhishme, shkrimtari i bestsellerëve të New York Times-it Nicholas Sparks vjen sërish me historinë e një takimi të rastit që bëhet pikë qendrore e jetës së dy njerëzve shumë të ndryshëm, histori që kapërcen dhjetëvjetëshat, kontinentet dhe mbrapshtitë e fatit.

Hopi Anderson është në udhëkryq. Tridhjetegjashtëvjeçare, ka gjashtë vjet që është e lidhur me të dashurin e saj kirurg ortoped. Pa ndonjë plan martese në horizont dhe me babain të diagnostikuar me sëmundjen e SAL-it, ajo vendos të kalojë një javë në shtëpinë e familjes në Sunset Beach të Karolinës së Veriut që ta bëjë gati shtëpinë për shitje e të mendohet për vendimet e vështira lidhur me të ardhmen.
Tru Uollsi nuk ka qenë kurrë në Karolinën e Veriut, por është thirrur të shkojë në Sunset Beach nga letra që ka marrë nga një burrë që thotë se është i ati. Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme… por kur largohen nga njëri-tjetri ndjenjat do t’ua lënë vendin detyrimeve familjare të secilit, duke i detyruar të sakrifikojnë e të shkatërrojnë lumturinë e tyre.

Duke nxjerrë në dritë pendesat zemërthyese dhe shpresën e pashuar, NË ÇDO FRYMËMARRJE zbulon aspektet e shumta të dashurisë që shkojnë deri në thellësitë më të fshehta të njeriut dhe ngre një pyetje: sa gjatë mund të jetojë një ëndërr?

SKU: 51678416 Category: Tags: ,

SHOPPING CART

close