Bateria e OnePlus 8T do të karikohet full për vetëm 39 minuta Leave a comment

Bateria e OnePlus 8T do të karikohet full për vetëm 39 minuta. Kjo është vërtetë një uuuuaauuuu! Në publikimin e karakteristikave të telefonit më të ri smartfon OnePlus 8T po përgatitet kompania OnePlus. Duam të theksojmë se modeli i ri OnePlus 8T do të ketë një bateri të kapacitetit 4500mAh.

Modeli OnePlus 8T i cili do të njoftohet zyrtarisht më datë 14 Tetor, pritet të sjell një kohë më të shpejtë karikimi nga ai i paraardhësit. Kjo që do të arrihet falë teknologjisë Warp Charge 65. Sipas kompaninë, smartfoni OnePlus 8T do të ketë një fuqi më të madhe karikimi. Kjo teknologji e re jep mundësin që të mbushet plotë bateri në vetë 39 minuta dhe 58% në vetëm 15 minuta. Me sistemin e baterisë dyshe, jepet mundësia që të karikohet me dyfishin e shpejtësisë nga modeli OnePlus 8 Pro. Kurse teknologjia Warp Charge 30T që e mbështet nuk lejon të mbinxehet bateria gjatë karikimit, referon kompania. Kjo madje akoma edhe kur është në funksion.

Madje edhe kablloja e ushqimit ka një përputhshmëri të lartë me aparate të tjera. Përkrahë karikim PD deri 45W për përdorim me aparate të tjera që përdorin teknologjinë USB-C si laptop dhe tablete. “Procedura e karikimit duhet të jetë e shpejtë dhe e thjeshtë për të mos ngarkuar aspak jetën virtuale”, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i OnePlus, z. Pete Lau. “Me synimin për të ofruar një përvojë flagshipi të shpejtë dhe normal, tek modeli OnePlus 8T përshtatëm ndryshimin tonë me karikim të shpejtë. Teknologjia e re Warp Charge 65 vazhdon të ndryshoi pikëpamjen se si mendojnë njerëzit për sa i përket karikimit”, referoi z. Pete Lau.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

SHOPPING CART

close