fbpx
,

Pishinë Bestway rrethore me pompë filtruese, PVC / metalik, blu, Dia. 3.66 mt x thellësi 76 cm 790074-M

25,900 Lekë

Pishinë Bestway rrethore me pompë filtruese, PVC / metalik, blu, Dia. 3.66 mt x thellësi 76 cm 790074-M

PERSHKRIMI:

Pishinë e montueshme Steel Pro Max™ në formë rrethore, prej materiali sintetik DuraPlus™ me shtresë të trefishtë kloruri polivinili (PVC), të mbuluar me 2 shtresa vinili PVC dhe të përforcuar me një shtresë rrjete najloni dhe poliestre në pjesën e brendshme, që e bën të qëndrueshme ndaj gurëve dhe objekteve të tjera të mprehta.

Struktura mbajtëse me teknologji Framelink System™ ka përbërje prej materiali çeliku të galvanizuar, i cili është rezistent ndaj ndryshkut dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë.

Pishina ka përmasa Ø366xH76 cm dhe kapacitet mbajtës të ujit prej 6473 litrash. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 20 minuta. Seti gjithashtu përmban:
• Një pompë filtruese Flowclear™ me depozitë, prej materiali plastik, e pajisur me sistem filtrimi me kapacitet 1249 l/orë, e cila përdoret për filtrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke e mbajtur ujin të pastër dhe duke eliminuar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret.
• Një filtër Flowclear™ (tipi 1) me veti antibakteriale dhe antimikrobiale, i cili vendoset në depozitën e pompës filtruese.

• Copëza riparimi vetë-ngjitëse, prej materiali vinili (PVC), të cilat përdoren për riparimin me efikasitet të dëmtimeve të vogla të strukturës.

Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit dhe rekomandohet të përdoret nga fëmijë të moshës mbi 8 vjeç.

  • Materiali : PVC / metalike
  • Ngjyra : Gri
  • Përmasat : Dia. 3.66 mt x thellësi 76 cm
  • Kapaciteti : 6473 litra

 

SHOPPING CART

close