Liber ”Kriza E Ambasadave Shqiperia Ne Vitin 1990”

Krahasoni

1,500 Lekë

Liber ”Kriza E Ambasadave Shqiperia Ne Vitin 1990”

PERSHKRIMI:

Shtëpia botuese: Asa
Viti i publikimit: 2022
Numri i Faqeve: 484
“TË MENDOHET ME DHE TË MENDOHET KUNDER”
Prof. Dr. Martin Berishaj Universiteti i Lubjanës
Studimi “Kriza e ambasadave – Shqipëria 1990” i dr. Krasniqi shpalon evidencat e padukshme deri tani, të një kapërcyelli ideologjik, i cili sistematikisht e vendos në peshore formimin e kujteses kolektive, e cila është e nevojshme që disa individe të ruajnë kujtimet e përvojave të njëjta. Sidoqoftë, kalimi nga kujtesa individuale në kolektive nuk është plotësisht i paqartë: kërkohet përpunim selektiv, i cili ruan disa kujtime dhe jo të tjera. Fakti që marrëdhënia zyrtare me të kaluarën ka qenë prej kohësh spontanisht “memorie” dhe ajo- veçanërisht në periudhën e “ikjes së madhe” ishte një imperativ ideologjik, për shkak të mungesës së mjeteve kritike dhe kontrollit. Autori këtë gjendje e shpërfill dhe e shndërron në shkencë, me shtylla bartëse metodologjikisht të qarta duke ruajtur distancën e nevojshme, për të prezantuar atë pa kompleks, por, nuk bie pre e inercionit të imponuar nga ajo shumësi letrash dhe korrespodencash diplomatike. Çdo herë pas leximit të këtij studimi më ngurtësohet qëndrimi se Shqipërinë e asaj kohe është vështirë ta kuptosh, po që se nuk e ke jetuar, por, kjo assesi nuk të jep të drejtë ta arsyetosh atë..

SHOPPING CART

close