fbpx
, ,

Figuactiv Shakes Shije Latte-Macchiato 450.00 g

LR

5,400 Lekë

Figuactiv Shakes Shije Latte-Macchiato 450.00 g

Pershkrim:
Të dobësohesh me Shije Latte Macchiato
Të dobësohesh plot shije? Nuk është problem me Figu Active! Në vend të numërimit të kalorive, thjesht zëvendësoni dy vakte me një shake të shijshëm 1. Shake Figu Active me Shije Latte-Macchiato është zgjidhje miqësore për peshën për ata që duan dhe e shijojnë kafenë!
Përgatitet shpejt dhe i shijshëm. Ky shake zëvendëson mëngjesin, drekën ose darkën dhe ju furnizon me të gjitha lëndët ushqyese kryesore, siç janë vitaminat, mineralet dhe gjurmët e elementëve. Mënyra më e lehtë për të humbur peshën, sepse ju konsumoni automatikisht më pak kalori – dhe shijoni shumëllojshmërinë e Figu Active!
Parimi i Figu Active është po aq i thjeshtë sa dhe fleksibël: thjesht zëvendësoni vetëm një ose dy vakte në ditë me Shake Figu Active Latte-Macchiato 1,2. Përcaktoni vetë për kohëzgjatjen dhe intensitetin e dietës suaj! Ose provoni menjëherë LR LIFETAKT Body Mission – hap pas hapi deri në peshën e dëshiruar. Me Figu Active ju keni bërë në çdo rast një zëvendësim të zgjuar të vakteve.
A keni arritur tashmë peshën tuaj të dëshiruar? Urime! Që tani, zëvendësoni një nga tre vaktet me një produkt Figu Active! Kështu ju mund të balanconi mëkatet e vogla të përditshme dhe të mbani peshën tuaj të re me lehtësi!

Përbërësit:
Izolat proteine soje, niseshte misri, koncentrat proteinash hirre me laktozë të reduktuar, krunde soje, emulgator (lecitinë (përmban sojë)), pluhur kakao, pluhur ekstrakti kafeje (1,9 %), trifosfat kalçiumi, lëndë trashëse (mielli nga farat guar), aromë, fosfat dikaliumi, maltodekstrinë, kripë gatimi, ëmbëlsues (cyclamat natriumi, sukralozë, zaharinë-natrium), hidroksid magnezi, difosfat hekuri, L-acid askorbik, D-alfa-acetat tokoferili, yndyrë bimore (vaj palme), nicotinamide, antioksidues (alfa-tokoferol), oksid zinku, kalçium-D-pantothenat, sulfat mangani, karbonat bakri, pyridoksinë hydrochlorid, mononitrat tiaminë, riboflavinë, retinyl acetat, acid monoglutaminik pteroyl, jodid natriumi, selen natriumi, lëndë ndarëse (dioksid silici), D-biotinë, cholecalciferol, cyanocob alaminë.

Perdorimi:
Doza e rekomanduar: përzijeni 3 lugë gjelle (28 g pluhur) me 250 ml qumësht me pak yndyrë, pa laktozë (1,5 % yndyrë). Përdorni për këtë një gotë të paktën 300 ml. Ne ju rekomandojmë përgatitjen në një shaker LR. Konsumojeni si zëvendësues të mëngjesi, drekës apo darkës tuaj. Pasi ta keni përgatitur duhet ta konsumoni menjëherë
Ju lutemi kujdesuni patjetër që në kuadër të një regjimi ushqimor me pak kalori, ju të konsumoni mjaftueshëm lëngje. Në një ditë janë të domosdoshme 2-3 litra lëngje pa kalori, më e mira do të ishte ujë mineral ose çaj i ëmbëlsuar. Produkti e përmbush qëllimin e synuar vetëm në kuadrin e një regjimi ushqimor me pak kalori. Kujdesuni për një regjim ushqimor të balancuar, dhe të shumëllojshëm si dhe një stil jetese të shëndetshëm. Pjesë e këtij regjimi duhet të jenë edhe ushqime të tjera. Vakti përmban të gjithë lëndët ushqimore të domosdoshme në sasi të mjaftueshme. Shejku përmban sheqer nga natyra. Vakti i përgatitur përmban sheqer nga qumështi pa laktozë. Nuk përjashtohen gjurmët e proteinave të vezëve. Duhet ti përmbaheni udhëzimeve të përdorimit. Duke qenë se ky shejk është një produkt natyror, mund të përmabjë pjesë farash, bërthamash ose lëkurash.
Tundeni kutinë përpara përdorimit. Sasia e mbushur është e kushtëzuar teknikisht. Ruajeni në vend të freskët dhe të thatë, pas hapjes konsumojeni shpejt.

 

 

SHOPPING CART

close